Sot, kandidati për kryetar të komunës së Bogovinës nga koalicioni VLEN z. Feti Abazi, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, z. Florim Rakipi, shefin e shtabit komunal, z. Besir Zeqiri dhe një numër aktivistësh, vizituam tregun në fshatin Pirok. Kjo vizitë pati një rëndësi të veçantë, pasi ishte mundësi e shkëlqyer për të komunikuar drejtpërdrejt me banorët dhe për t’u prezantuar me programin tonë.
Gjatë vizitës, shpërndamë fletushka me informacion të detajuar rreth programit tonë, duke u angazhuar për t’i dhënë prioritet nevojave dhe interesave të qytetarëve. Ne jemi të vendosur që djersa e punëtorëve të komunës së Bogovinës të mos neperkëmbehet, dhe se çdo banor do të ketë rëndësinë dhe peshën e tij në zhvillimin e komunës. Çdo profesion dhe çdo individ do të trajtohen me seriozitet dhe respekt, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë.
Atmosfera gjatë vizitës ishte shumë pozitive. Banorët na mirëpritën me ngrohtësi dhe interes, dhe ky angazhim na dha edhe më shumë forcë për të vazhduar punën tonë drejt një komunë më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Ne jemi të bindur se me mbështetjen e qytetarëve, do të arrijmë të sjellim ndryshimin, duke e bërë komunen e Bogovinës një vend më të mirë për të jetuar, punuar dhe kontribuar duke e kthyer komunën në punë.







